GostivarLajme

Punëtorët e Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar dalin në protestë / Nuk e kanë marrë pagën e dhjetorit

160 të punësuar në Shtëpinë së Shëndetit në Gostivar, akoma nuk i kanë marrë pagat e dhjetorit. Kjo gjë ka çuar ata në ndalim të përkohshëm të punës paraditën e sotme. Sipas tyre, vonesa e pagës vjen pasi nuk ka kush të nënshkruaj rrogat sepse ky institucion aktualisht nuk ka drejtor të emëruar. Safie Toçi, në emër të të punësuarve pranë këtij institucioni shëndetësor theksoi se nëse nuk gjindet zgjidhje, do të ndërmarrin masa më radikale ditëve në vijim.

“Paga nuk na është paguar në kohë. Në të gjithë republikën është paguar me 01.01.2024 për muajin dhjetor. Por, të gjitha afatet janë tejkaluar edhe pse kishte vendim për emërim të drejtorit nga ana e ministrit për shëndetësi, por ky vendim akoma nuk është sjellur edhe pse konkursi për drejtor ka mbaruar. Jemi 160 të punësuar që e presim pagën e dhjetorit. Lutet ministria që ta zgjidh këtë problem në afat sa më të shkurtër, pasi në të kundërtën do të ndërmarrim masa më radikale që të realizojmë të drejtat tona”.

Nga afati ligjor për pagesën e pagave kanë kaluar dy javë, ndërsa kjo gjë, siç tha Toçi, do ti ndëmtojë shumë të punësuarit që kanë kredite pasi tanimë u ka filluar përllogaritja e kamatave. Për këtë, ajo paralajmëroi se do të inicojnë padi.

“Jemi këtu pasi pjesa më e madhe prej nesh kemi edhe kredi dhe kamatat rrjedhin dhe për këtë ndoshta edhe do të inicojmë padi që ta kompensojmë atë që merret nga ne për kamatat”.

Ndryshe, Shtëpia e Shëndetit në Gostivar ofron disa shërbime mjekësore, si: Ndihmën e shpejtë, shërbimin patronazhist, stomatologjinë, vaksinimin, mjekësinë sportive dhe nën kompetencë të saj është edhe parku vozitës. Pjesë e tyre është edhe laboratoria, por të punësurit nga aty nuk ishin në protestë, pasi siç sqaroi Toçi, atyre u është bërë presion nga kryetari i sindikatës i cili edhe është i punësuar në laboratori. Kërkuam përgjigje prej Ministrisë për Shëndetësi mbi problemin e krijuar, por nga aty deri në publikimin e kësaj kronike, nuk na kthyen përgjigje.

Show More

Related Articles

Back to top button