LajmeSport

Shkëndija, në raundin e tretë sfidon fituesin e ndeshjes AIK-Vorsklla

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për turin e tretë të garave evropiane në futboll. Kampioni i Maqedonisë, FC Shkupi, në rast se kalon raundin e dytë, ku përballet me Dinamo Zagrebin, në turin e tretë të Ligës së Kampionëve do të takohet me fituesin e sfidës Ludogorets – Shamrok. Ndërkohë, në rast të disfatës, në raundin e tretë të Ligës Evropa, skuadra nga Çairi, do të përballet me humbësin e e sfidës së njëjtë. Skuadra e Shkëndijës, në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, në rast arrin të eliminojë Valmeira-n e Letonisë, do të sfidojë fituesin e përballjes AIK – Vorsklla.

Makedonija Gj.P. përball fituesit të ndehsjes St Partik-Mura

Ndërkohë fituesi i Kupës së Maqedonisë, Makedonija Gjorçe Petrovi, në rast se eliminon CSKA Sofjen, në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, do të përballet me fituesin e takimit Sent Partik – Mura. Kujtojmë se sfidat e raundit të tretë në Ligën e Evropës dhe atë të Konferencës, janë caktuar për 4 dhe 11 gusht



Show More

Related Articles

Back to top button