LajmeMaqedoni

Adili: Partitë shqiptare duhet të bashkohen qoftë në koalicione para apo pas zgedhore

Kauzat janë ato që mbështesin qytetarët. Aktualisht kauzë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është ruajtja e kursit evropian. Për këtë partitë politika shqiptare duhet në bashkohen qoftë në koalicione para apo pas zgedhore. Kështu tha gazetari Bekim Adili në emisionin “Politica” në televizonin Globi. Sipas tij, partitë shqiptare nëse flasin me VMRO-DPMNE-në, nga ajo, pos kërkesës për miratim të ndryshimeve kushtutuese me afatizim pas formimit të qeverisë së ardhshme, duhet të kërkojnë që mos preken as marrëveshja me Geqinë, Bullgarinë dhe ajo e Ohrit, të cilat partia e Mickoskit ka paralajmëruar se do ti rishikojë.

“Mendoj se situata politike për subjektet politike shqiptare është shumë e qartë. Kusht i vetëm që duhet të vendosin ato ndaj VMRO-DPMNE-së është se ato duhet të deklarohen publikisht dhe ta kenë edhe brenda agjendës së brendshme zgjedhore eletorale integrimin drejtë BE-së. Jo duke mohuar Marrëveshjen e Prespës, jo duke mohuar në thelb edhe Marrëveshjen me Bullgarinë për Fqinjësi të mirë e arritur; dhe jo ti bashkohen Këshillit nacional të politikave të këtij vendi i cili Këshill është krijuar tani më vonë nga E Majta dhe e mbështet edhe VMRO-DPMNE-ja ku përjashtohet Marrëveshja e Prespës dhe cënohet edhe Marrëveshja e Ohrit dhe as që duan të diskutojnë për Marrëveshjen me Bullgarinë. Pra, këto lloj politikash nëse vazhdon ti ushqejë VMRO-DPMNE-ja bashkë me të Majtën me të cilën janë në një koalicion, partneritet në heshtje, nuk kanë pse të ju bashkohen partitë tona politike shqiptare. Kushti që realisht duhet vendosur është i vetmi ky dhe unë mendoj e besoj se çdo parti politike shqiptare këtë do ta ketë”, deklaroi Bekim Adili, gazetar.

Adili beson se edhe VMRO-DPMNE do të reflektojë me kalimin e kohë kjo edhe për shkak të presionit nga ndërkombëtarët. Vendi nuk mund të mbahet i izoluar me patriotizëm të reshëm, shtoi ai.

“Nuk them se ato do të përpiqen të bëjnë izolimin e VMRO-DPMNE-së por i japin mesazh edhe qytetarit maqedonas në këtë rast se një politikë e cila e izolon këtë vend dhe qytetari vazhdon të jetë në një lloj agonie duke mos patur asnjë lloj alternative dhe shprese, kjo nuk i ndihmon as VMRO-DPMNE-së, as patriotizmit të rejshëm të cilin ato duan ta praktikojnë dhe unë mendoj se më shumë e kanë kamuflim për të tërhequr eletortain bazuar në ruajtjen e identiteti se sa realisht mund të arrijnë qëllimet të cilat i proklamojnë duke ruajtur atë kursin rus brenda Ballkanit tonë”, deklaroi Bekim Adili, gazetar.

Sipas parashikimeve të Adilit, qeverinë e ardhshme gjasat më shumë i ka LSDM-ja për ta fromuar se sa VMRO-DPMNE.

Kujdes, thotë ai, duhet treguar edhe me zgjedhjet për president. Nuk është kundër garës edhe të kadidaturave shqiptare, por duke e ditur se mundësitë për të fituar kandidati shqiptar janë të pamundura, thotë se duhet të mbështetet kandidati që do të propozohet nga Fronti Evropian.

Ndryshe, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale mbahet me 24 prill, kurse i dyti bashkë me ato parlamentare me 8 maj.

Show More

Related Articles

Back to top button