Siç raporton gazetari Sike Rodrígez, trajneri blaugrana, Çavi Hernandez nuk ka mundur të realizojë lanet e tij, pasi që mbeti pa një nga tre lojtarët që kishte kërkuar për të përforcuar mesfushën si Kimih, Bernardo Silva dhe Zubimendi.
“Çavi i kishte kërkuar klubit njërin mes Kimihut, Bernardo Silva-s dhe Zubimendit, por nuk mundi të nënshkruante me askënd. Ishte Deko, ai që i tha trajnerit t’i harronte këto emra, sepse ishte e pamundur që Barça të konkurronte për të sjellë lojtarë të kësaj kategorie”, ka shpjeguar Sike Rodrígez.
Më në fund, gjendja e keqe e financave të klubit i bëri ata që të zgjidhnin Oriol Romeu, një nënshkrim për 3.4 milionë euro. Ish-lojtari i Xhironës e filloi në këmbën e djathtë, por Çavi Hernandez ia hoqi rëndësinë, pasi nuk pati sukses në disa ndeshje. Sipas të njëjtave informacione, klubi thekson se “Oriol Romeu ishte nënshkrimi i Çavit dhe ai u krasit në rastin e parë”.
Sa i përket pankinës, Çavi duhet të vazhdojë deri në fund të sezonit, megjithëse “Rafa Markez do të ishte një opsion nëse situata bëhet e paqëndrueshme. Që këtu e tutje, hapet debati për nevojën e një trajneri të rëndësishëm”.
Lidhur me marrëdhëniet e trajnerit me lojtarët, Rodriguez theksoi: “Çavi përfundoi i lumtur, pasi foli me lojtarët, mes tyre edhe Levandovskin”.