Drejtoresha e Onkologjisë në Shkup, Violeta Klisarova tha se dy nga tre të punësuarit në Klinikën e Onkologjisë janë arrestuar sot në ambientet e Klinikës, përcjell TV21. Klisarova siguroi që puna në Klinikë vazhdon në mënyrë normale dhe se pacientët marrin me rregull terapinë.
“Punojnë të gjitha ambulancat, punojmë me kapacitet të plotë në klinikë dhe për këtë lus që mos të krijohet panik, asnjë nga pacientët nuk do të kthehet, të gjithë do ta marrin terapinë e paraparë dhe të planifikuar”, theksoi Klisarova./tv21.tv