LajmeMaqedoniRajon

“Kësaj radhe duhet të jetë shqiptar” – Taravari, Kasami, Mexhiti dhe Gashi folën me Kurtin për presidentin e RMV-së

Dje në zyrën e tij, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Repulikës së Kosovës, Albin Kurti, priti krerë politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut: Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASh) si dhe udhëheqësit e Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA, Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe deputet, dhe Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës, po ashtu deputet.

Në takim mori pjesë edhe këshilltari i kryeministrit, Bekim Qoku. Së bashku diskutuan për situatën në rajonin e Ballkanit, për fqinjësinë e mirë dhe perspektivën e partneritetit të rëndësishëm ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas takimit, nga Qeveria e Kosovës janë deklaruar se është biseduar për takimet që ka pasur Kurti me krerët politikë në Maqedoninë e Veriut, për situatën politike dhe shoqërore në Maqedoninë e Veriut dhe për presidentin.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se Taravari, Kasami, Mexhiti dhe Gashi kanë dhënë propozim për një president i cili “kësaj radhe duhet të jetë shqiptar”.

“Temë e diskutimit ishte edhe situata shoqërore e ekonomike e komunitetit shqiptar në Maqedoni, nevoja për demokraci e stabilitet, si dhe përmirësim e mbarëvajtje të raporteve mes komuniteteve etnike në atë vend, gjë të për të cilën Kosova vetë është shembull, por edhe e promovon dhe e mbështet.

Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut, i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president, i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”, thuhet në njoftim./TV21

Show More

Related Articles

Back to top button