LajmeMaqedoni

Edhe Ahmeti dje në Prishtinë: Çështja për president shqiptar, është e hershme

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti  në Prishtinë, ku ka pasur paraqitje në televizionin publik të Kosovës.

I pyetur për takimin në Prishtinë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe liderëve të Lidhjes Europiane për Ndryshim (LEN) dhe liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, Ahmeti tha:

“Ideja për president shqiptar, është e hershme”.

Kjo vjen ngaqë nga Kryeministria e Kosovës njoftuan se në takim, liderët propozuan që për kandidat të përbashkët për president të Maqedonisë së Veriut, të dalë një shqiptar.

Nga ana tjetër, lideri i Lëvizjes Demokratike – pjesë e LEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se “Bashkë me Bilall Kasamin (Besa), Afrim Gashin (Alternativa), Bekim Qokun (Vetëvendosje) dhe Arben Taravarin (ASH) na presin punë dhe përgjegjësi të mëdha“

Show More

Related Articles

Back to top button