GostivarLajme

Vijojnë investimet në shkollat e Gostivarit

Me investim nga Fondacioni për Zhvillim dhe Humanizëm, me faktorë tjerë humanitarë dhe në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, në shkollën fillore “Çajla” bëhen investimet e nevojshme për rinovim të ambienteve.

Investimi përfshin rinovimin e tërësishëm të objekteve sanitare ku janë paraparë edhe tualete për persona me nevoja të veçanta, si dhe punë tjera të nevojshme që viti i ri shkollor t’i presë nxënësit me kushte më të mira.

Në ndërkohë, vazhdojnë aktivitetet në kuadër të Shkollës Verore “Gostivari 2022” në të cilën marrin pjesë mbi 700 nxënës dhe 40 instruktorë të profesioneve të ndryshme.

Shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit mbeten prioritet për Komunën e Gostivarit, ndërsa gjatë 5 viteve të fundit në shkolla janë investuar përafërsisht 1.8 milionë euro.

Show More

Related Articles

Back to top button