Lideri i ASH-së, Arben Taravari ka reaguar në lidhje me njoftimin e djeshëm të publikuar në disa media, për një takim të tij të mundshëm me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
“Informacioni i dalë dje në media edhe kombëtare me një veturë të parkuar në selinë e OBRM-PDUKM-së, është tentim për njollosje të figurës time.
Unë asnjëherë nuk kam bërë dhe nuk bëj takime të fshehta sepse e llogaris politikën si një të mirë publike, prandaj edhe takimet mendoj se duhet të jenë publike.
Ky fakt i dezinformatës më bëri të ndjehem keq për nivelin e gazetarisë e cila sot më shumë se kurë është më shumë sensacionale se sa profesionale.
Përgjegjësia sociale e mediave si pushtet i katërt është shumë e lartë, prandaj së bashku me një komunikim profesional të mundohemi të kontribuojmë për shoqërinë ku jetojmë”, thuhet në reagimin e Taravarit.