LajmeMaqedoni

Nuk ka marrë asnjë post, Ali Ahmeti: Për mua më shumë rëndësi ka misioni se sa funksioni

Ali Ahmeti e drejton BDI-në që prej vitit 2002 duke fituar pothuajse të gjitha zgjedhjet. Së fundmi, nga partia e tij doli edhe kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, i cili do të drejtojë qeverinë teknike atje.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ahmeti i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu se pse nuk ka pranuar të marrë asnjë post. Ahmeti tha se është i vetëdijshëm se është një politikan që nuk ka dalë prej ekraneve televizive, por nga kryengritjet e shqiptarëve. Ai theksoi se ka vlerësuar që më mirë të çohet përpara misioni dhe jo funksioni.

“Çështja e parë është unë jam i vetëdijshëm se nuk jam politikan që kam dalë prej ekraneve televizive. Unë jam një veprimtar që kam dalë nga kryengritja e shqiptarëve dhe nga një jetë ilegale. Tash, edhe unë e kam menduar mirë këtë punë, a ma mirë është misionin me e çu përpara apo funksionin. Unë kam vlerësuar bashkë me gjithë njerëzit e mi, të afërmit e miqtë me më rëndësi është të shtyhet misioni sesa unë të kërkoj funksionin, sepse funksioni, drejtimi edhe të konsumon, por edhe e drejton shumë më mirë me bashkëpunëtorët”, u shpreh Ahmeti.

Një nga pyetjet e Fevziut për Ahmetin ishte edhe nëse ka pasur ndonjë moment tundimi që të ishte vetë kryeministër.

“Historinë e ndërtojmë bashkë o Blendi. Për mua a ka krenari më të madhe sesa djemtë e rinj kanë funksione dhe është krenari për mua kur më thonë diplomatë të lartë që përfaqësimin profesionin profesional e bëjnë ministrat shqiptarë. Asesi (nuk pata tundim për postin e kryeministrit) sepse nuk e kam menduar asnjëherë”, tha ai./tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button