LajmeMaqedoni

Mexhiti: Për herë të parë krijojmë platformë elektronike kombëtare, për publikimin e studimeve shkencore epidemiologjike për gjendjen e sëmundjeve malinje në vend

Ministri i shëndetsisë, Fatmir Mexhiti përmes një postimi ka njoftuar se përherë të parë po krijojnë një platformë elektronike kombëtare, për publikimin e studimeve shkencore epidemiologjike për gjendjen e sëmundjeve malinje në vend, shkruan Top24

Për herë të parë po krijojmë platformë elektronike kombëtare, për publikimin e studimeve shkencore epidemiologjike për gjendjen e sëmundjeve malinje në vend.

Me këtë, ne mundësojmë lidhjen me të gjitha bazat e të dhënave përkatëse në mbarë botën. Gjatë krijimit të metodologjisë së punës, ne kemi shfrytëzuar përvojat e vendeve anëtare të BE-së dhe SHBA-së. Faleminderim i madh për Fakultetin e Mjekësisë dhe Institutin e Epidemiologjisë për ekspertizën dhe angazhimin e tyre në forcimin e shkencës gjatë gjithë këtyre viteve. 

Show More

Related Articles

Back to top button