Rritja e pagës minimale, pensioneve, të drejtave e fëmijëve dhe mbrojtjes sociale sot është dukshëm më e lartë në krahasim me vitin 2017 dhe më e lartë se norma e inflacionit, tha zëvendësministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Treneçevska.
“Ndihma minimale e garantuar për një familje të madhe tani është 16.000 mijë denarë, ndërsa deri në vitin 2016 ka qenë 7.000 denarë. Ndihma sociale për një person është 6.000 denarë, ndërsa më parë ishte 2.000 denarë. Kemi bërë një rritje të pagës minimale, e cila në muajin mars do të jetë 22.500 denarë, ndërsa në kohën e OBRM-PDUKM-së ishte mezi 8.000 denarë.
Kemi rritur 100 për qind pensionin minimal. Sot mjaftojnë 2.2 paga mesatare për të mbuluar shportën e konsumatorit”, tha Trençevska për “TV24”.
Ajo theksoi se mbështesim kategorinë socialisht të cenueshme të qytetarëve jo vetëm me asistencë minimale të garantuar, por me një sërë të drejtash dhe shërbimesh nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve. Përveç kësaj, ne paguajmë mbështetje financiare për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore./Telegrafi/