Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,59 % në raport me vendimin e datës 2.2.2024.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë (EL-1) rriten për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 den/l.
Nga data 6.2.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 80,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 82,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 78,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 77,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 41,352 (denarë/kilogram)./Telegrafi/