Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar në lidhje me plumbin e gjetur tek shtëpia e tij, dhe thekson se me anë të kërcënimeve nuk do të mund ta heshtin fjalën e lirë.
“Forcat e policisë të shtetit ishin sot në shtëpinë time ashtu si e keni parë nga mediat, sepse aty është gjetur një plumb që është lëshuar me mesazh të qartë kërcënues mafioz.
Më vjen keq për familjen time dhe sidomos për nënën time e cila e ka përjetuar veçanërisht keq këtë situatë.
Më vjen keq për ata politikanë që tregojnë se argumenti i tyre për të heshtur zërin e dikujt janë plumbat, plumba që më kujtojnë Italinë e viteve 1992 ku mafia e vrau gjykatësin e famshëm Xhovani Falkone”, shkruan Taravari në profilin e tij në Facebook.
Tarari thotë se ata që mbajnë peng këtë vend, janë në dëshprimin e humbjes.
Por për kaq më vjen keq…këtu mbaron keqardhja ime dhe Filon Gëzimi Im sepse kuptoj se ata që e mbanin peng këtë vend janë në dëshpërimin e humbjes!
Është në hall të madh kushdo që i mbaron fjala dhe i mbetet vetëm plumbi…
Kujtdo që e ka lëshu atë plumb, i them se edhe sikur artileri të rëndë të lëshoni, ndryshimi ka filluar dhe nuk ka asgjë që e ndal!”, shkruan Taravari.
Taravari shtoi se ju nuk mund të heshtni, vrisni, ndaloni Një Popull!