Ministri i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike, Gjoko Vellkovski deklaroi se shërbimet inspektuese do të kontrollojnë kopshte ku nuk ka fëmijë të vaksinuar me vaksinën DiTePer dhe do të intervenojnë, në mënyrë që të parandalohet epidemia e kollës së mirë, raporton MIA.
“Nga Komisioni për sëmundje ngjitëse ka konkludime dhe të njëjtat duhet të miratohen në mbledhje të Qeverisë. Edhe në ligj qëndron se secili fëmijë i cili nuk e ka marrë vaksinën e caktuar, nuk do të mund të jetë pjesë e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve. Do t’i kontrollojmë kopshtet dhe shërbimet tona inspektuese do të shohin se ku duhet të intervenojmë në mënyrë që kjo të bëhet praktikë dhe që ta parandalojmë përhapjen e kësaj epidemie, së paku në Shkup si vatër për momentin”, tha Vellkovski.
Pas 18 rasteve të konfirmuara të kollës së mirë, Komisioni për sëmundje ngjitëse dje rekomandoi shpallje të epidemisë në Shkup. Në ditët e kaluara numri u rrit, posaçërisht në territorin e qytetit të Shkupit, ku janë konfirmuar 14 raste.
Propozohet që pikat e vaksinimit të punojnë në dy ndërrime, ndërsa plotësisht do të punohet edhe të shtunën. Rekomandim është edhe të ndalohet pranimi i fëmijëve të pavaksinuar për pertusis në kopshte.
Komisioni pret që këto masa ta nxisin interesin për vaksinim, sepse fokusi është mbrojtja e më të vegjëlve.
Kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Aleksandar Petliçkovski në konferencë për shtyp tha se shpallja e epidemisë tingëllon shumë frikësuese, por, se realisht duhet të lehtësohet përballja me rrezikun që vjen me këtë sëmundje.
Ndryshe, katër raste të reja të kollës së madhe janë regjistruar në vend. Me këto raste, numri total i të infektuarve që nga fillimi i vitit është 22. Ka fëmijë të shtruar në spital si dhe të rritur me pertusis (kollë të keqe). Megjithatë, autoritetet thonë se situata në Maqedoni është stabile. Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje.
Komisioni rekomandoi dje ndalimin e pranimit dhe regjistrimit të fëmijëve në kopshte që nuk janë vaksinuar kundër pertusisit. Fokusi është në mbrojtjen e më të vegjëlve, tek të cilët kjo sëmundje mund të jetë dhe është praktikisht më e rënda. Komisioni pret që këto masa të nxisin interesin për vaksinim, ndërkohë ministri Fatmir Mexhiti ka paralajmëruar se do të nënshkruajë dokumentin për shpalljen e epidemisë së kollës së madhe në Shkup.