Sipas portalit “Ok Baleares”, Lazio ka kërkuar 3-4 ditë pritje nga Majorka, përpara se të rifillojë negociatat për sulmuesin kosovar Vedat Muriqin. Në lojë është gjithmonë çështja e Klub Brizh.
Nga Lacio ende shpresojnë se marrëveshja me belgët mund të mbyllet për rreth 10 milionë euro, plus bonuse. Në të kundërt, “Pirati” mund të kthehet në Spanjë, aty ku luajti në formë huazimi për gjashtë muajt e fundit. Megjithatë, Majorka nuk e rrit ofertën për kosovarin: 7 milionë euro, plus bonuse në bazë të objektivave që duhen arritur. Prandaj, në mes të javës mund të ketë lajme të rëndësishme në këtë drejtim.
Muriqi kërkon të shkojë sërish te “Balearikët”, mesa duket tashmë ka marrëveshje për kontratën personale. Lazio përpiqet të arkëtojë sa më shumë para nga shitja e tij. Nëse çështja nuk finalizohet me Brizhin, “bardhekaltrit” do të duhet të kënaqen me një shifër më të ulët.
Lojtari është jashtë skuadrës së Sarrit, ai nuk u grumbullua për stërvitjet në Auronzo dhe po stërvit vetëm në Romë.