Të huajt nga vende të ndryshme tashmë po punojnë në Maqedoni në disa sektorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Agjencia e Punësimit konfirmon se deri më 6 nëntor të vitit 2023 janë dhënë 4.629 leje pune për shtetas të huaj. Në tregun e punës në RMV ka punëtorë nga Turqia, Kosova, Shqipëria, India Rusia dhe Ukraina, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Punëtorët të punësuar vijnë më shumë nga këto shtete: Turqia, Kosova, Serbia, Shqipëria, India, Greqia, Bullgaria, Nepali, Ukraina dhe Rusia. Punëtorët më të angazhuar janë nga këto profesione: drejtor, punëtor ndërtimi, magacinier, elektricist, menaxher, futbollist dhe operatorë të makinerive. Punëtorët janë të angazhuar në qytetet: Shkup, Manastir, Tetovë, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strumicë, Veles dhe Gjevgjeli. Ndryshe, në vazhdimësi po mbërrijnë kërkesat për punësimin e shtetasve të huaj, të cilat aktualisht janë në shqyrtim”, thonë nga Agjencia për Punësim, përcjell “Faktor”.