Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të dobëta shiu, ndërsa në viset malore me reshje të dëborës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, , ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 9 deri në 16 gradë.
Në Gostivar moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12 gradë Celsiusë.