LajmeRajon

Hill: Do të vazhdojmë përpjekjet për normalizim marrëdhëniesh Kosovë-Serbi

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përmirësohen.

“Do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e për gjërat tjera do të shohim”, tha Hill për mediat serbe në Uashington, ku mori pjesë në pritjen që u bë me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë.

I pyetur nëse ​​pas lëvizjeve të fundit të autoriteteve të Kosovës dialogu është në errësirë, ambasadori Hill ka thënë se nuk dëshiron ta karakterizojë dialogun dhe se këtë ia lë të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak. Megjithatë, ai citohet të ketë thënë se shumë probleme, përfshirë edhe  çështjen e dinarit, duhet të zgjidhen përmes dialogut.

Show More

Related Articles

Back to top button