Mançester Junajtedi synon të sjellë në Premier Ligë dy yjet e mbrojtjes së Bajer Leverkuzenit. Bëhet fjalë për Xheremi Frimpongun dhe Edmond Tapsoba. Dyshja ka luajtur një rol kyç në sezonin mahnitës të Leverkuzeni në Bundesligë, në skuadrën e drejtuar nga trajneri Çabi Alonso.
Liderët e kampionatit gjerman kanë pësuar vetëm 14 gola në 21 ndeshje këtë sezon. Frimpong dhe Tapsoba kanë rol kryesor në rekordin e shkëlqyer të mbrojtjes së Leverkuzenit. Ndaj, sipas “Manchester Evening News”, drejtuesit e “Djajve te Kuq” kanë mbajtur shënime në lidhje me përparimin e tyre.
Mbrojtësi i djathtë, holandezi Frimpong, ka qenë edhe më parë i lidhur me një lëvizje në “Old Trafford”. 23-vjeçari vjen nga akademia e Mançester Sitit, por nuk luajti asnjë ndeshje me këtë skuadër. 25-vjeçari Tapsoba, që vjen nga Burkina Faso, ka gjithashtu ka kontratë deri në vitin 2028 me Leverkuzenin. Ai është përfshirë prej kohësh në listën e opsioneve të mundshme të qendërmbrojtësve të Mançester Junajtedi.