Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Mbrojtjes, Vanço Isajov sot nënshkruan marrëveshjen e re kolektive për të punësuarit në mbrojtje dhe pjesëtarët e Ushtrisë.
Me këtë marrëveshje kolektive, në mënyrë të konsiderueshëm avancohet standardi i të punësuarve në mbrojtje dhe në tërësi vlerësohet puna e të punësuarve të cilët janë jashtëzakonisht të rëndësishëm në alkën e sistemit të mbrojtjes.
“Personeli i mbrojtjes është vërtet kyç në të gjithë sistemin e mbrojtjes. Më vjen mirë që krahas investimit në pajisje, po përmirësojmë njëkohësisht kushtet e punonjësve dhe standardin e tyre, si dhe reputacionin e tyre në shoqëri. Unë do të vazhdoj të mbroj që të gjitha të drejtat tuaja të respektohen dhe që marrëveshja kolektive të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme. Ne ishim të hapur për të gjitha sindikatat, të cilat i respektojmë plotësisht dhe respektojmë edhe qëndrimin e sindikatës përfaqësuese. Dialogu vazhdon”, tha Ministrja.
Petrovska falënderoi përfaqësuesit e sindikatës të mbrojtjes, si dhe sindikatat e tjera për për angazhimin dhe konstruktivitet në bisedat që çuan në nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje Kolektive./Telegrafi/