LajmeSport

Parada e fitores së Super Boullit kthehet në tragjedi, mes të plagosurve edhe 8 fëmijë

Një person ka vdekur dhe 21  të tjerë janë plagosur nga të shtënat gjatë paradës së fitores së ekipit të Kansas City Chiefs, pasi fitoi në Super Boullin, tri ditë më parë. Ndërkohë “Reuters” ka raportuar se tre persona janë në gjendje kritike. Policia tha se dy persona të armatosur janë arrestuar. Rrugët ku mijëra tifozë ishin mbledhur për t’i pritur kampionët janë përfshirë nga kaosi.

Presidenti Xho Bajden është informuar për të shtënat në Kansas City. Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se ata kanë qenë në kontakt me udhëheqësit shtetërorë dhe lokal. Kryebashkiaku i Kansasit, Kuinton Lukas, u tha gazetarëve në një konferencë shtypi se ai mori një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë për t’i ofruar ndihmë.

Policia ka ndaluar tre persona të dyshuar si personat që gjuajtën në turmën e tifozëve, ndërsa pritet që policia të zbardhë detajet e ngjarjes. Autoritetet lokale raportojnë se janë të paktën 8 fëmijë mes të plagosurve.

Show More

Related Articles

Back to top button