LajmeMaqedoni

Kush po mbanë peng punimet në projektet gjigante infrastrukturore?

Projektet gjigante infrastrukturore të marra në zbatim nga kompanitë e huaja, mbajnë peng punimet thonë nga Oda Ekonomike.
Sipas tyre, sikurse Korridori 8 dhe 10d, e cila akoma nuk ka filluar, ashtu edhe autostrada Kërçovë-Ohër, e cila sivjet shënon jubileun 10 vjeçar prej kur se ka nisur të ndërtohet dhe akoma s’i dihet fundi.
Inxhinieri Strasho Milkovski, i cili është i angazhuar në punimet Kërçovë-Ohër tha se kompanitë e huaja po marrin projektet sipas marrëveshjeve me interesa të politikanëve kurse punëtorët janë të vendit tonë.
“Urat janë kryer, autostrada nuk është lëshuar në përdorim sepse ka pasur projektim të keq për gërryerjet e dheut, anësh rrugës. Posa të gërryhen kodrat në mënyrë të pjerrët menjëherë shemben, pastaj duhet të bëhen projekte të reje, shpronësime të reja. Kompanitë vendore po humbasin atje sepse mbajmë në terren makineri prej 40 milionë eurove, kurse e përdorim vetëm 25% të atyre makinerive. Por, dikush nga politikanët na thotë se nuk jemi të aftë ti kryejmë punimet, kurse ne në gjithë botën kemi punuar”, u shpreh Strasho Milkovski, Inxhinier.
Pikërisht, për këtë projekt, shteti do të tërheqë edhe 50 milionë € nga banka kineze Eksim, për vazhdimin e punimeve në autostradën Kërçovë-Ohër.
Për ndërtimin e vetëm 1 kilometri të autostradës janë shpenzuar 9 milionë €, e cila është e gjatë 57 kilometra dhe ndërtimi filloi në vitin 2014. Kreu i Odës Ekonomike Branko Azeski tha se këto shkelje të afateve dhe rritje të kostove vijnë nga politika e keqe.
“Gjendemi në një periudhë specifike që e kemi patjetër të marrim vendime për të evituar anët kundërthënëse për të realizuar një sistem te vetëm pune drejt integrimeve Euro-Atlantike dhe mos të mbetemi një sëmundje e Ballkanit, të cilët përpiqemi vetëm të mbijetojmë. Gjeneratat e reja janë për të ecur përpara. Në 10 vitet e ardhshme duhet të flasim vetëm për ekonomi, ta ndjejmë rritjen e bruto prodhimit vendor ndërmjet 4-7% në tre vitet e ardhshme, e cila do të ndikonte në rritjen e standardit të jetesës”, tha Branko Azeski, Kryetar i Odës Ekonomike.
Përkundër kredisë shtesë prej 180 milionë dollarë, zvarritjet e ndërtimit edhe për 6 vite dhe rritjes së vlerës së kontratës për 45%, pjesa Kërçovë – Ohër prej rreth 57 kilometrash ende nuk është ndërtuar.
Nga viti 2015 deri në vitin 2022 është investuar në projekte dhe objekte të papërfunduara, kosto në bazë të normës së interesit, të njëhershme dhe provizione për mjete të pa tërhequra, shpronësime dhe shpenzime të tjera të panjohura, afërsisht 31 milionë euro për të cilat nuk dihet nevoja e prokurimit të tyre dhe vlera e përdorimit të tyre.\Alsat \

Show More

Related Articles

Back to top button