LajmeMaqedoni

Rustemi për rrugën Kërçovë – Ohër: Nuk ka kthim prapa, nuk mund ta anulojmë projektin

“Kthim prapa nuk ka, e as nuk i shihet fundi ndërtimit të rrugës Kërçovë – Ohër”. Drejtori i rrugëve shtetërore, Ejup Rustemi, pohon se kjo rrugë është shembull se si nuk duhet të hyhet në një projekt. Pavarësisht se ka qenë pjesë e qeverisë që e ka pranuar, ai nuk ndihet përgjegjës, pasi si deputet nuk i dinte detajet.

Në një intervistë për REL, ai tha se nuk mund të ndryshohet i gjithë projekti pasi tashmë është realizuar 80 përqind.

“Ne shikuam të gjitha mundësitë, por kur arrin në 80% të një projekti, nuk mund të kthehesh pas. Tashmë duhet të shohim se si ta përfundojmë këtë projekt. Tani për shembull kemi 13 rrëshqitje të reja. Dhe kur ke kaq shumë rrëshqitje në ato vende ku janë projektuar dy herë dhe janë ndërtuar dy herë dhe për të tretën herë shfaqen 13 rrëshqitje të reja, edhe unë si drejtor i ndërmarrjes publike kam përgjegjësi ligjore. Për këtë tani do të punësojmë një ekspert të jashtëm i cili do të duhet të gjejë një zgjidhje teknike për t’i stabilizuar plotësisht ato shpate, sepse kur hapim një rrugë për qarkullim, ajo duhet të jetë sa më e sigurt”, tha Rustemi.

I pyetur se sa do të kushtojë deri në fund ky projekt, Rustemi sërish theksoi se ky është projekt tipi se si nuk duhet të bëhen gjërat./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button