Monza ka mundur Milanin me shifrat 4-2, duke siguruar një rezultat të rëndësishëm sidomos për moralin për skuadrën e Paladinos, ndaj një prej emrave të mëdhenj të kampionatit italian. Por njëkohësisht, sfida ka shërbyer për të regjistruar një të dhënë historike për skuadrën e Monzës.
Kjo e fundit, nuk është shquar për rezultate mbresëlënëse në elitën e futbollit italian. Ndaj rezulton se fitorja 4-2 ndaj “kuqezinjve”, ishte e para në të cilën ky klub regjistronte katër apo më shumë gola të shënuar në një ndeshje të vetme në Serinë A.
Një arritje jo e vogël për klubin i cili nuk kishte ambicie të tilla kur u ble nga Silvio Berluskoni vetëm pak vite më parë, teksa u kthye në një realitet të futbollit italian, duke qëndruar plotësisht me meritë në elitë edhe pas vdekjes së presidentit i cili shkroi historinë në vitet e tij si pronari i Milanit.