Kilian Mbape do të konsiderohet si lojtar i Real Madridit duke filluar nga 1 korriku. Ylli francez, raporton “Marca”, nënshkroi kontratën me “Los Blancos” rreth dy javë më parë. Gjithçka është kryer dhe tashmë klubi i PSZH-së do të jetëjë muajt e fundit me 25-vjeçarin në skaudër.
Florentino Perez, i cili e ka ndjekur ish-lojtarin e Monakos për një kohë të gjatë, vendosi kapakun kësaj telenovele.
Një kontratë pesëvjeçare për sulmuesin deri në vitin 2029 me fanellën e Real Madrid dhe një pagë rreth 20 milionë euro në vit. Ditët e fundit, PSZH ishte përpjekur të bënte një kontakt të fundit për të paraqitur një ofertë të re, por asgjë nuk u pranua nga Mbape, pasi francezi e kishte bërë zgjedhjen e tij.