LajmeSport

Kristiano Ronaldo mund të largohet nga Al Nassr në vitin 2025!

Kristiano Ronaldo është kampioni i parë që ka mbërritur në Arabinë Saudite dhe Al Nassr ka filluar të frikësohet për të ardhmen e tij. Portugezi ka rilindur, duke nisur një aventurë të re në Azi në moshën 37-vjeçare (tani është 39). Pesë herë fituesi i Topit të Artë paguhet 200 milionë euro në sezon dhe ka kontratë deri në vitin 2025.

Frika e klubit të tij është ta humbasë, sepse do të ishte një fatkeqësi ekonomike në çdo mënyrë. Sipas asaj që raportohet nga “Goal Arabia”, Al Nassr paguan kontratat faraonike të lojtarëve të tij falë aktiviteteve të lidhura që gjenerojnë “CR7”, një markë e vërtetë si dhe një kampion i aftë për të bërë ende diferencën.

Prandaj, dëshira e kompanisë është ta bindë atë të luajë përtej vitit 2025. Ka disa faktorë që mund të favorizojnë Al Nassr. E para është se portugezi e di se është një nga opsionet e pakta që i ka mbetur për të qenë protagonist, një tjetër është se portugezi dëshiron të luajë në Botërorin 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se do të dëshironte të investonte në aksionet e klubit, ndaj të paktën qëndrimi i tij në tribuna mund të ishte thuajse i sigurt.

Show More

Related Articles

Back to top button