LajmeMaqedoni

Gjykata Kushtetuese nënshkroi memorandum mirëkuptimi me Misionin e OSBE-së në Shkup

Gjykata Kushtetuese dhe Misioni i OSBE-së në Shkup kanë lidhur memorandum mirëkuptimi që mundëson promovimin dhe avancimin e parimeve të sundimit të ligjit dhe të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, misioni i OSBE-së i bashkohet kremtimit të 60-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, që po festohet këtë vit, dhe me këtë rast do të mbështesë konferencën ndërkombëtare në mars, ku pritet të marrin pjesë 15 delegacione., duke përfshirë kryetarë dhe gjyqtarë të disa Gjykatave Kushtetuese, ekspertë në fushën e gjyqësorit kushtetues.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, shprehu mirënjohje të madhe për ambasadoren Kilian Val për njohjen e vlerave të promovuara nga Gjykata dhe rolin e saj në rendin juridik.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val, theksoi përkushtimin e përbashkët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, promovimin e transparencës dhe mbështetjen e parimeve të sundimit të ligjit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Me nënshkrimin e memorandumit do të thellojmë marrëdhëniet, jo vetëm për të shënuar 60-vjetorin e ekzistencës së Gjykatës Kushtetuese, por bashkërisht do të kontribuojmë në forcimin e përkushtimit ndaj drejtësisë dhe shtetit të së drejtës”, tha kreu i Misionit të OSBE-së./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button