LajmeMaqedoni

Xhaferi në takim me Dir: Maqedonia e Veriut është vend mik dhe përkrahëse e Ukrainës

Kryeministri teknik i RMV-së Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Larisa Dir. Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u shpreh mbështetja e fortë e vazhdueshme që Maqedonia e Veriut e tregon ndaj Ukrainës, në kushte të momenteve të vështira për popullin ukrainas.

“Kryeministri Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e saj, qëndrojnë fortë pranë Ukrainës dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë për aq kohë sa është e nevojshme, në luftën e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

“Ukraina ka mbështetjen edhe për aspiratat e saj integruese në aleancat demokratike të shteteve, dhe në këtë drejtim, Maqedonia e Veriut e mirëpret vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me të. Njëherazi, Kryeministri Xhaferi theksoi se krahas themelimit të Këshillit NATO-Ukrainë, si anëtare aleate, Maqedonia e Veriut është pjesë e pakos së mbështetjes së zgjeruar politike dhe praktike për Ukrainën, duke vazhduar me mbështetjen e politikës së dyerve të hapura të NATO-s”.

“Kryeministri Xhaferi konfirmoi se Qeveria është në dispozicion për ndarjen e përvojave në pjesën e integrimit të mëtejshëm të Ukrainës në aleancat demokratike ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se ambasadorja Dir ia uroi Xhaferi marrjen e detyrës së kryeministrit dhe shprehu shpresë se do të vazhdojë të manifestojë mbështetjen e njëjtë të fuqishme ndaj Ukrainës edhe në funksionin e ri.

Show More

Related Articles

Back to top button