Liga e Europës ka mësuar fazën e 1/8-ave me shortin që u hodh në Nion të Zvicrës, me skuadrat që mësuan kundërshtarët e tyre për raundin tjetër. Liverpulli do të ketë përballë Spartën e Pragës ku luajnë Tuci dhe Laçi, ndërsa Karabaku i Redon Xhixhës do të ndeshet me Bajer Leverkuzenin.
Milani ka “peshkuar” Slavian e Pragës, ndërsa Atalanta e Gjimshitit do të ketë sfidën e vështirë me Sportingun e Lisbonës. Skuadra tjetër e Lisbonës, Benfika do të ndeshet me Gllazgou Rejnxhërsin, teksa një duel interesant pritet ai mes Romës dhe Brajtonit.
Dy sfidat e tjera janë: Olimpik Marsejë-Viljareal dhe Frajburg-Uest Hem, të cilat gjithashtu premtojnë spektakël. Sfidat e para do të luhen me datën 7 mars, ndërsa ato të kthimit një javë më pas.
SHORTI:
Karabak – Leverkuzen
Milan – Slavia Praga
Sporting L. – Atalanta
Fraiburg – Uest Hem
Benfika – Rejnxhërs
Roma – Brajton
Olimpik Marsejë – Vijareal
Sparta Praga – Liverpul