LajmeMaqedoni

20 vjet nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski

Sot bëhen 20 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, humbi jetën në fatkeqësi ajrore, ku në Rotimlje, në afërsi të Mostarit në BeH u rrëzua aeroplani.

Në fatkeqësinë ajrore që ka ndodhur më 26 shkurt të vitit 2004, përpos presidentit Trajkovski, kanë humbur jetën edhe tetë anëtarë të delegacionit të Maqedonisë, i cili kishte udhëtuar në një konferencë ndërkombëtare në Mostar të Bosnjë Hercegovinës.

Përveç presidentit Boris Trajkovski humbën edhe zëdhënësja Dimka Ilkova Boshkoviq, këshilltarët Risto Blazhevski dhe Anita Llozanovska, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Mile Kërstevski, truprojat Ace Bozhinovski dhe Boris Velinovski, si dhe piloti dhe bashkëpiloti i aeroplanit.

Show More

Related Articles

Back to top button