Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se e kanë rritur pagën mesatare në nivelin më të lartë historikisht prej 40.000 denarë ose 650 euro.
Nga LSDM thonë se paga më të larta do të thotë më shumë para në xhepat e qytetarëve, standarde më të larta dhe më të mira jetese.
“LSDM vazhdon me politikat e rritjes së pagave në mandatin e ri, në programin e ri. Do të punojmë për të arritur një pagë mesatare mbi 1000 euro dhe një pagë minimale prej 600 euro”.
“Me politikat e duhura kjo është e arritshme, sepse ne kemi treguar se edhe këto nivele të larta historike që kemi sot janë të arritshme”, thonë nga LSDM./Telegrafi/