Kuvendi të mërkurën në seancën e 145-të pritet të zgjedhë anëtarin e ri të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).
Sipas informacioneve të MIA, propozimi që Abdush Demiri të jetë anëtari i shtatë i organit më të lartë zgjedhor në vend mund të marrë mbështetje nga më shumë se 80 deputetë, edhe pse për votimin e tij nevojitet shumicë prej dy të tretave.
Burimet partiake për MIA thonë se pritet për Demirin të mos votojnë deputetët e BDI-së dhe nga krahu i Zijadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët, ndërsa LSDM, OBRM-PDUKM dhe koalicionet e tyre si dhe opozita shqiptare do ta mbështesin.
Pas mosmarrëveshjeve disa muajshe për atë se cila parti shqiptare të ketë anëtarin e saj në KSHZ, Demiri mbeti kandidati i vetëm pasi Zulfi Adili nga ASH u tërhoq sepse u emërua drejtor në Agjencinë për Investime të Huaja.
Abdush Demiri vjen nga Lëvizja Besa dhe është propozim i mbështetur nga partitë e opozitës shqiptare VLEN.