LajmeSport

Qatip Osmani: Objektivi janë katër vendet e para

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani u shpreh i lumtur pas fitores 0-1 ndaj Dinamo Sitit.

“Pozita që ishte ekipi kur e mora unë ishte e vështirë. Jemi munduar të nxjerrim maksimumin nga ndeshja në ndeshje. Objektivi janë katër vendet e para. Përsa i përket ndeshjes së sotme, fillimi nuk ishte i mirë, por më pas u stabilizuam dhe e ruajtëm deri në fund. Jam i kënaqur me fitoren. Në momentin kur je në rezultat pozitiv, ke frikë dhe skuadra tërhiqet në 20 metrat e veta,” tha në fillim Osmani.

Me fitoren e sotme nuk e kemi siguruar “Final Four”, por ekipi nga ndeshja në ndeshje tregon stabilitet dhe karakter. Në ndeshjet që na presin do na ndihmojë dhe do të jetë shumë pozitive për ne. Jemi në vendin e dytë, por ka edhe shumë ndeshje, është futboll. Duhet të jemi të qetë dhe të vazhdojmë më këtë ritëm”, – tha në fund Qatip Osmani.

Show More

Related Articles

Back to top button