LajmeMaqedoni

“Trupa të NATO-s në Ukrainë”, Pendarovski: Çështja do të shqyrtohet bashkë me aleatët

Pasi presidenti francez Emanuel Makron theksoi se nuk përjashtohej mundësia e dërgimit të trupave të NATO-s, në fushat e betejës në Ukrainë, një numër udhëheqësish nga Aleanca filluan të shprehin pikëpamjet e tyre mbi idenë e tij. Tani për tani, Shkupi nuk do të marrë zyrtarisht qëndrim për këtë çështje. Kabineti i Presidentit dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura, Stevo Pendarovski, tha për Alsat se çështja nuk ishte diskutuar zyrtarisht brenda NATO-s.

“Nëse çështja hapet për konsultime, së bashku me aleatët do të shqyrtojmë me kujdes të gjitha aspektet. Pas kësaj, ne do të marrim një vendim duke u mbështetur kryesisht në interesat tona strategjike shtetërore”, thanë nga Kabineti i Pendarovskit. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button