LajmeMaqedoni

Pendarovski thotë se do të shpërngulej nga Maqedonia po të kishte rrogë 400 euro, Osmani me gati 2.000 euro rrogë thotë se mund të detyrohet të marrë borxh! Qytetarët si ia dalin?

Muaj më parë presidenti aktual dhe kandidati për edhe një mandat për president, Stevo Pendarovski deklaroi se personalisht so të shpërngulej nga Maqedonia e Veriut, po të mos ishte president, marrë parasysh faktin se paga mesatare në vendin tonë sillet rreth 400 euro.

“Paga mesatare në shtetin tim, mendoj se është ngjashëm edhe në shtetet tjera që jemi tani në skenë, është diku 400 euro. Edhe unë po të mos isha president, edhe unë do të largohesha vetë nga Maqedonia, nga vendi im”, tha Pendarovski.

Së fundmi, edhe kandidati për president nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani në thotë se edhe përkundër asaj që është ministër i Punëve të Jashtme, e që merr një pagë gati 2.000 euro në muaj, nëse nuk e merr rrogën për një periudhë, detyrohet të marrë borxh për të mbijetuar gjatë muajit.

“Miqtë qeshin kur u them se nëse një muaj nuk marr pagë, do të duhet të marr borxh. Njerëzit thonë “nuk ka shanse”, kaq vite zyrtar, kushedi çfarë pritjesh ka për zyrtarët, por ja po e them sinqerisht se nëse një muaj nuk më vjen rroga, unë e kam patjetër të marr borxh që të mbijetoj. Mua mund të më akuzoni për gjithçka por jo për korrupsion. Thjesht e kam kuptuar se korrupsioni është shumë i lidhur me karakterin”, tha Osmani.\tv21\

Show More

Related Articles

Back to top button