LajmeMaqedoni

Shaqiri: Rritja e pagave do të vlejë për të gjithë universitetet shtetërore në vend

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri njofton se rritja e pagave për 22% nuk është vetëm për stafin akademik të Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi”, por do të vlejë për të gjithë universitetet.

Shaqiri për “TV21” tha se rritja do të vlejë për të gjithë të punësuarit në të gjitha universitetet shtetërore, por që të njëjtat duhet të nënshkruajnë marrëveshjet kolektive.

“Do vlejë për të gjithë pas firmosjes së marrëveshjeve kolektive me themeluesit, do të thotë me Parlamentin e vendit. Shpresoj që t’i firmosin marrëveshjet”, tha mes tjerash Shaqiri.

Show More

Related Articles

Back to top button