Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani shënoi një gol për Napolin, në fitoren e thellë 6:1 ndaj Sasuolos, në javën e 26-të në Serie A.
Pas ndeshjes, Rrahmani zbuloi se kujt ia dedikoi këtë gol. Ai kishte të shkruar në fanellën e tij një mesazh për Tomi Starace, njeriu që i pastron fanellat e klubit.
“Urime ditëlindjen Tommy”, shkruhet në fanellën e tij.
Amir Rrahmani gjatë këtij sezoni në Serie A zhvilloi 21 ndeshje dhe shënoi dy gola./Indeksonline/