LajmeSport

Shorti për Ligën e Parë, me Renovën si pjesëmarrëse

Të mërkurën në selin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, është caktuar hedhja e shortit për sezonin e ri të futbollit në Maqedoni.

Në orën 12.00 do të rreshtohen 12 ekipet, mes të cilëve do të jetë edhe Renova, për të cilën gjatë tërë verës spekullohej se do të largohet nga elita e futbollit në Maqedoni.

Kjo do të thot se të mërkurën do të mësohen dyshet e javës së parë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, e cila do të nis garat më 7 gusht. Ndërkohë anëtarët më të rinj në këtë konkurencë garash do të jenë Pobeda dhe Sileksi.

Show More

Related Articles

Back to top button