LajmeMaqedoni

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,04 % në raport me vendimin e datës 26.2.2024.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,409 den/kg dhe do të jetë 43,752 den/kg.

Nga data 5.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 83,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 85,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 77,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 75,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 43,752 (denarë/kilogram)

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,328%.

Show More

Related Articles

Back to top button