LajmeMaqedoni

Osmani në Politica: Bord ndërkombëtar për çertifikim dhe vetting për udhëheqësit e funksioneve publike

Mendoj se tash edhe maqedonasit mund ta dëshmojnë veten duke votuar për njeriun me kompetenca dhe që do e dërgojë vendin në Evropë, kurse shqiptarët e kanë referendum për të treguar se ne e mbështesim idenë e zgjedhjes së presidentit në parlament. Kështu tha në emisionin “Poilitica” në televizionin Globi, ministri i Punëve të Jashtme dhe kandidati i BDI-së për president, Bujar Osmani. Me mua filluan dhe me mua dua që të mbyllen negociatat për antarësim të vendit në BE, tha më tej ai dhe shtoi se me eksperiencën që ka, mund ta përshpejtojë integrimin në BE.

“Pata mundësinë dhe privilegjin që në kohën time, mandatin tim të fillojnë bisedimet me BE-në pas 17 viteve pritje. Prandaj, duke qenë se roli i presidentit është para së gjithash që të përfaqësojë vendin jashtë, të ketë kontakte ndërkombëtare, të ketë ekspericencë ndërkombëtare, por gjithashtu të di se si funksionojnë edhe institucionet këtu; kjo në një mënyrë është vlerësuar se më bën kandidat më të përshtatshëm apo kompetent për të luajtur rolin e presidentit në një kohë kur tema bushte do të jetë integrimi evropian. Dhe unë mendoj që karriera ime politike është identifikuar me një temë, është tema e BE-së. Kam qenë nga fillimi kur janë tejkaluar të gjitha vështirësitë siç theksove me Marrëveshjen e Prespës, Bullgarisë, Kornizën negociuese, fillimin e bisedimeve, dhe mendoj se si president i shtetit do të mundem që këto lidhet e mija ndërkombëtare me këtë eksperiencë timen, të përshpejtojë integrimin në BE deri në vitin 2030”, deklaroi Bujar Osmani, kandidat i BDI-së për president.

Oponent politik në këto zgjedhje presidenciale për BDI-në nuk është opozita shqiptare, por VMRO-DPMNE tha Osmani, dhe shtoi se me opozitën maqedonase do merret periudhën e ardhshme. Ai deklaroi se pjesë e platformës së tij është edhe një kërkesë për të pasur një vetting për udhëheqësit e funksioneve publike, të kryer përmes një bordi ndërkombëtar që do të përbëhet nga përfaqësues të NATO-s, BE-së dhe SHBA-së.

“Si president, një nga shtyllat e mija do të jetë themelimi i Bordit ndërkombëtarë në të cilin do të ndihmon NATO, SHBA dhe BE, dhe institucionet vendore që secili bartës i funksionit publik pas zgjedhjeve qoftë ministër, qoftë drejtorë ose ndonjë pozicion tjetër të rëndësishëm dhe përgjegjës, para se të emërohet kusht për emërim të jetë që ky Bord ndërkombëtarë të çertifikon se e ka verifikuar në dy drejtime, e para: të sigurisë që të dëshmon që nuk ka asnjë kontakt apo përfaqëson ndonjë interes rus pasi mendoj se kjo do jetë beteja e radhës në këtë shtet, dhe e dyta korrupsioni”, deklaroi Bujar Osmani, kandidat i BDI-së për president.

Osmani tha se platformën e tij do ta publikojë kur të fillon zyrtarisht fushata për zgjedhjet persidenciale, ndërsa tema boshte, sipas tij, do të jetë integrimi i vendit në BE deri në vitin 2030. Osmani nuk deshi të flas shumë për zgjedhjet parlamentare, pasi siç ai potencoi, është i fokusuar në presidencialet, por në pyetjen se kush i fiton ato, tha se BDI do të fitojë bindshëm te shqiptarët.

Show More

Related Articles

Back to top button