LajmeMaqedoni

Mjekët amë të hënën nuk do të punojnë nga ora 12 deri në orën 16, për shkak të vdekjes së kolegut të tyre

Mjekët amë në shëndetësinë private të hënën nga ora 12 deri në orën 16 nuk do të punojnë në shenjë revolte pasi që kolegu i tyre u gjet i vdekur me plagë të shkaktuar nga thika në parkingun para poliklinikës Hekuranë. -Jemi të tmerruar nga ky akt i tmerrshëm. Bëhet fjalë për kolegun tonë i cili gjithë jetën ia ka kushtuar punës. Çfarë do të thotë kjo, se duhet të kemi frikë nëse dikush që nuk është i kënaqur me punën tonë për ndonjë arsye dhe pas orarit të punës mund të cenojë jetën tonë. Ne do të shprehim revoltën tonë dhe të hënën nuk do të punojmë nga ora 12:00 deri në ora 16:00, tha kryetarja e shoqatës së mjekëve amë Çollakova-Dervishova.

Show More

Related Articles

Back to top button