LajmeMaqedoni

Bujar Osmani: Anëtarësimi i BE-së ndal njerëzit të mos ikin nga vendi i tyre, anëtarsimi sjell rroga mbi 1 mijë euro

Kandidati për president nga BDI, Bujar Osman duke folur për migrimin masiv theksoi se vetmja mënyrë për t’i ndal njerëzit të mos ikin është duke u anëtarësuar në BE.

“Kushdo që premton se ka një formulë magjike këtu në Maqedoni me politika që do i ndal njerëzit të mos kërkojnë rroga më të mira, të mos kërkojnë jetë më të mirë jashtë, dijeni që ju gënjen dhe ju manipulon. E vetmja mënyrë për t’i ndal njerëzit të mos ikin apo për t’i kthyer ato të cilët veç më kanë shkuar, është duke u anëtarësuar në BE”, kështu i është përgjigjur pyetjes së një qytetari, lidhur me migrimin e shqiptarëve, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Osmani në përgjigjen e tij ka numëruar disa shembuj nga disa vende se si qëndronin me standard para se të anëtarësoheshin në BE, dhe si iu është ndërruar ekonomia pasi bënë disa vite në BE.

“Në vitin 2004 kur Polonia anëtarësohet në BE, rroga mesatare ishte €350, sot Polonia ka rrogën mesatare rreth €2,000. Miliona polak të cilët dikur punonin nëpër Londër, Gjermani, Irlandë, sot janë kthyer në Poloni. Jo se kanë pasur Qeveri që kanë bërë politika për ndaljen e migrimit, por për shkak se e kanë anëtarësuar vendin në BE. Të marrë shembullin e Rumanisë. Rumania kur është anëtarësuar në vitin 2007, ka pasur rrogën mesatare €150, sot Rumania e ka €1,000 rrogën mesatare. €62,000,000,000 ka marrë Rumania nga BE-ja prej kur është anëtarësuar në vitin 2007. Njerëzit tanë, familjarët tanë, dikur në Zvicër dhe në Gjermani punonin në “baushtell” bashkë me portugezët dhe spanjollët. Sot, nuk ka më portugezë dhe spanjollë që punojnë në ndërtimtari, për shkak se janë kthyer në Portugali dhe Spanjë, për shkak se ata janë bërë pjesë e BE-së. Prandaj, ne aq shumë bëjmë përpjekje për Europë”, deklaroi Osmani.

Sipas tij, nëse për disa vite sipas planit Maqedonia e Veriut anëtarësohet në BE, rroga mesatare për shumë shpejt bëhet mbi €1,000.

“Kur të bëhet mbi €1,000, të gjithë ata të cilët punojnë në perëndim do të zgjedhin vendlindjen, nëse dallimi nuk është aq i madh në rrogë. Integrimi në BE do e bëjë shëndetësinë më cilësore, do e bëjë arsimin më cilësorë, do e bëjë ajrin më të pastër, ujërat më të pastër, infrastrukturën do ta bëje më të mirë. Dhe, prandaj i kam bërë të gjitha ato përpjekje, që me Bullgarinë ta gjejmë një zgjidhje, me Greqinë të gjejmë një zgjidhje, me propozimin Francez, kam negociuar me Macron, me Scholz, me të gjithë, me SHBA-të; vetëm për shkak se e di, se çdo ditë që vonohet integrimi në BE, një grup njerëzish e lëshojnë vendin”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, nëse anëtarësohemi, sipas planit tonë, deri në 2030, shumë shpejt, me kapacitet që i ka ky shtet dhe me ndihmat e drejtpërdrejta nga BE-ja, këtu do të bëhet vendi më i mirë për jetesë.

Show More

Related Articles

Back to top button