LajmeMaqedoniRajon

Kurti uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/Kosova feston me arritjet e tyre historike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në Twitter, shefi i qeverisë tha se Kosova feston me arritjet e tyre historike.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kosova feston arritjet tuaja historike dhe bashkohet me angazhimin tuaj drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin dhe Evropën tonë”, ka shkruar Kurti.

 

Show More

Related Articles

Back to top button