Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot organizon takim pune me temë “Për siguri më të madhe dhe mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë dhe kundërshtim të kërcënimeve për lirinë e mediave”.
Në takim është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike.Qëllimi i takimit, ashtu siç theksojnë nga SHGM-ja, është të theksohen dispoziatat e reja të Ligjit Kodit Penal cilët janë në drejtim të përmirësimit të mbrojtjes së gazetarëve, të lëndëve për të cilat deri më tani është vepruar dhe për të cilat ka aktgjykime të formës së prerë, por edhe rekomandime për më shumë siguri dhe mbrojtje të gazetarëve dhe kundërshtimi i kërcënimeve ndaj lirisë së mediave si paditë e pabaza dhe mbikëqyrje të paligjshme të punonjësve mediatikë, veçanërisht gjatë kohësë së fushatës zgjedhore.