LajmeMaqedoni

ASH-krahu i Selës nesër mbledh Kuvendin e partisë

Krahu i ASH-së i udhëhequr nga Ziadin Sela ka njoftuar përmes një komunikate se për nesër thërrasin Kuvendin partiak.

“Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët thërret mbledhje të Kuvendit të Partisë me datë 28.03.2024 (e Enjte) ora 15:00, në Restoran “BUSHI” – Shkup. Pas mbledhjes së Kuvendit, do ketë deklaratë për media”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sela mbrëmë në TV21 deklaroi se janë duke u zhvilluar negociata me BDI-në për tu bërë pjesë e Frontit Evropian dhe se rezultati i këtyre negociatave do të shpaloset në Kuvendin Qendror.

“Nuk jam nga ata njerëz që fshihem.Duhet të marrim vendime politike dhe konkret, në bazë të vendimit të cilin e kemi marrë”, tha më tej Sela teksa u pyet disa herë se kur pritet të sillet vendimi.

Paraprakisht Sela tha listat e përbashkëta dhe shkuarja vetë në zgjedhje, janë tema të ezauruar. Ndërkaq tani shtoi se dy opsione janë të mundshme:

“Ose të bashkohemi me ndonjërin bllok ose të mos del ASH-ja fare në zgjedhje”, deklaroi Ziadin Sela nga ASH. (INA)

Show More

Related Articles

Back to top button