Votimi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, në bazë të 2571 kërkesave të pranuara të qytetarëve tanë, do të bëhet në 31 përfaqësi diplomatike-konsullore dhe konsullore të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e djeshme njoftoi se do të votohet në Abu Dhabi, ku janë regjistruar 26 qytetarë tanë për të votuar, në Beograd-31, Berlin-260, Bernë-186, Bon-164, Bruksel- 93, Uashington- 34, Venecia – 79, Vjenë – 123, Detroit-34, Zagreb-87, Canberra-31, Kopenhagë-74, Londër-87, Lubjana-332, Mynih-166, Melburn-64, Nju Jork-85 , Oslo-41, Paris-44, Pragë-52, Roma-30, Stokholm-85, Toronto-117, Hagë-65, Çikago-88, Ankara-18, Varshavë-23, Madrid-18, Pekin-12 dhe Sofje 22.
Pjesa tjetër e qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në qendrat e votimit në vend.