Fronti Evropian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe që përbëhet nga Partia Demokratike Shqiptare, Aleanca për Shqiptarët (Ziadin Sela), Lëvizja Populli, Partia Demokratike Europiane, Partia Demokratike Turke Unioni i Romëve, Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, Unioni Demokratik Boshnjak) në zgjedhjet parlamentare të majit do të garojë në të gjitha zonat zgjedhore të Maqedonisë së Veriut, Portalb.mk siguroi listat e plota të kandidatëve për deputetë.
Në zonën e parë bartës liste është Blerim Bexheti, në zonën e dytë Sadulla Duraku, në zonën e tretë Sulejman Baki, në zonën e katërt Enver Husejin, në zonën e pestë Ziadin Sela dhe në zonën e gjashtë Ali Ahmeti.
Në të gjashtë zonat zgjedhore do të garojë edhe koalicioni opozitar i partive shqiptare ‘Lidhja Evropiane për Ndryshim’ (LEN) që përbëhet nga Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët (Arben Taravari), Alternativa, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Vetëvendosje.