LajmeMaqedoni

Osmani, takim me qytetarët e Ohrit

Kandidati për president i Frontit Evropian, Bujar Osmani në kuadër të fushatës parazgjedhore zhvilloi takime me banorët e Ohrit. Osmani theksoi se qytetarët në këto zgjedhje duhet të zgjedhin mes dy alternativave, integrimit apo izolimit, bashkëjetesës apo tensionimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe progresit apo kthimi prapa.

“Kemi parti politike që kërkon 61 deputetë për të na përjashtuar neve nga vendimmarrja. Unë sot i dhashë një porosi kundërkandidates time, Gordana SIljanovska, bile ja përkujtova Kodin Penal, i cili thotë se në shtetet multientike, të kërkoni 61 deputetë për t’i përjashtuar shqiptarët, për t’i përjashtuar turqit, boshnjakët, romët nga vendimmarrja, nuk është asgjë më pak se sa shovinizëm i plotë, është etnocentrizëm që kërkon prishte të raporteve ndëretnike. Fronti Evropian e ofron të kundërtën, i ka bërë të gjitha komunitetet bashkë për të ruajtur harmoninë, për të ruajtur bashkëjetesën dhe për të garantuar të ardhmen evropiane”, tha Bujar Osmani, kandidat për president .

Show More

Related Articles

Back to top button