Rreth 12 infermiere në muaj largohen nga Maqedonia. Ato kërkojnë rekomandime nga shoqatat dhe spitalet ku punojnë. Më së shpeshti shkojnë në Gjermani dhe Zvicër, por gjithnjë e më shumë edhe në Kroaci, thonë nga Shoqata e parë e infermierëve për anestezi, reanimacion dhe kujdes intensiv nga Maqedonia.
“Infermieret duan të mësojnë dhe të largohen, dhe nuk duan të punojnë në Maqedoni, arsyeja është paga e ulët, ka shumë punë. Jemi të mbingarkuar. Jemi një numër i vogël. Një motër punon sa për tre veta. Një infermiere në kujdesin intensiv kujdeset për 5-6 pacientë. Kjo është shumë. Një infermiere duhet të kujdeset për një pacient. Kemi kaluar kovidin, kemi kaluar shumë momente të vështira dhe ende nuk kemi mirëkuptimin e institucioneve të rëndësishme për të vlerësuar punën tonë”, deklaroi Juliana Kazanxhiska – kryetare e Shoqatës së infermierëve të anestezisë, reanimacionit.